Category Archives: Sektori Paraklinik

No Comments on Elastografia

 

Elastografi3Elastografia është një metodë me ultratinguj për matjen e elasticitetit dhe ngurtësisë së indeve. Zbatohet pothuajse për të gjitha organet në trupin e njeriut. Përveç informacionit morfologjik, kinetik dhe hemodinamik të propozuar tashmë nga ekografia, ajo shton edhe informacion të ri për elasticitetin e indeve. Rezultateve të të dhënave që përftohen nga ekografia, nëse u shtohen dhe ato të Elastografisë priren drejt diagnozës histologjike jo-invazive...

Read more

No Comments on LABORATORI MIKRO-BIOLOGJIK

Laboratori bakerologjikPersoneli i kualifikuar i këtij laboratori, ka në dispozicion aparatura të automatizuara, të prodhuara kohët e fundit si: mikroskopi me zmadhim të madh, teste të shpejta dhe cilësore siç është lateksi, aparatura që lejon diagnostikimin bazuar në floreshencën si edhe aparati i Elektroforezës.

Në laboratorin mikro-biologjik kryhen ekzaminime baktereologjike kryesisht për diagnozën e infeksioneve të ndryshme si ato të aparatit respirator, urogjenital,...

Read more

No Comments on PANORAMEX

PanoramexNë ambientet e Radiologjisë kryhet edhe ekzaminimi i Panoramex-it, me aparatin më të fundit të një teknologjie bashkëkohore.

Panoramex-i është grafia e gjithë gojës, ku dalin në pah dhëmbët (përfshirë edhe të pjekurisë), si dhe artikulacionet temporo-mandipulare...

Read more

No Comments on DEXA

DEXA është aparati më bashkëkohor për matjen e densitetit kockor për osteoporozën për të përcaktuar nivelin e kalciumit në kockë.
Gjatë osteoporozës, brendia e kockës dobësohet si pasojë e humbjes së kalçiumit. Kjo quhet humbje e masës kockore. Dobësimi i masës kockore shton mundësitë për thyerjen e saj. Osteoporoza, është më e zakonshme te gratë sesa te burrat...

Read more

No Comments on E.K.G

Takikardia, ritmi i shpejtë i zemrës, pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës...

Read more

No Comments on E.M.G

Në aparatin e EMG dhe ENG kryhen ekzaminime të rëndësishme si: matja e përçueshmërisë së sistemit nervor periferik, ajo motore apo sensitive si dhe përcaktohen diagnoza të rëndësishme që kanë të bëjnë me pathologjinë e sistemit nervor periferike.

alt

Read more

No Comments on ENDOSKOPIA

Në këtë kabinet të pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me mjekë me përvojë kryhet ekzaminimi i Fibrogastroskopisë (për ekzaminimin e stomakut, ezofagut dhe duodenit) dhe Fibrokolonoskopisë (për ekzaminimin e zorrës së trashë)...

Read more

No Comments on Holter 24 ore

Holteri i zemrës është një monitorim i ritmit të zemrës për 24 orë. Diagnoza bashkëkohore përfshin një kontroll 24-orësh, me anë të aparatit “holter”. Ky aparat mbahet me vete, është i lehtë dhe mjaft i sigurt. Çdo 20 minuta matet shtypja e gjakut, si dhe parametrat e tjerë të rëndësishëm (pulsi, rrahjet e zemrës). Këto të dhëna regjistrohen në memorien e aparatit ndërsa pas largimit të aparatit shfaqen në ekran...

Read more

No Comments on Kolonoskopi

Fibrokolonoskopia për ekzaminimin e zorrës së trashë),  realizohet përmes kolonoskopit të pajisur me një kamer. Ekzaminimi i kolonoskopisë  është një metodë e testimit të pjesës së poshtme të traktit gastrointestinal, ekzaminim i cili lejon  shikimin e brendshëm të zorrës s trashë.     

alt

Read more

No Comments on Prove Ushtrimore

Prova ushtrimore ( elektrokardiograma ushtrimore ) ose e njohur si prova e biçikletës mbetet menyra më natyrale e vlerësimit të funksionit të zemrës në personat që vuajnë nga probleme kardiake në veçanti dhe të individeve të të gjitha moshave në pergjithesi. Një vlerë të veçantë prova ushtrimore ka në vlerësimin e trajtimit të sëmundjeve të zemrës si dhe të operacioneve të saj.

Gjatë provës ushtrimore pacienti ecën mbi një pistë rrotu...

Read more