Urologji

No Comments on Urologji

Në kabinetin e urologjisë kryhen ekzaminimet e Urofloumetrisë dhe Cistoskopisë.

Urofloumetria është një metodë  ekzaminuese jo-invazive, jo e vështirë për t’u kryer dhe me vlera të mëdha për depistimin e pacientëve me çrregullim të urinimit. Rekomandohet që ky ekzaminim duhet t’u paraprijë ekzaminimeve të tjera urodinamike. Për të kryer këtë ekzaminim, pacientit duhet t’i sigurohet privacia e duhur, dhe ai/ajo duhet ta kryejnë këtë ekzaminim atëherë kur të ketë ndjenjën normale të urinimit. Së fundmi, pas kryerjes së ekzaminimit, pacientit duhet t’i matet sasia e urinës së mbetur në fshikëzën e urinës, duke përdorur aparatin ekografik. Ekzaminimi kërkon që pacienti të urinojë një sasi të caktuar urine tek aparati i floumetrit (matësi i debitit urinar) për të bërë të mundur matjen e debitit urinar në njësinë e kohës.

Ekzaminimi i urofloumetrisë i rekomandohet të gjithë pacientëve, të cilët kanë çrregullime të aktit të urinimit pavarësisht moshës (me disa përjashtime të vogla për pacientët pediatrikë). Sëmundjet më të shpeshta, kur rekomandohet kryerja e tij, janë të gjitha sëmundjet që pengojnë zbrazjen e urinës nga fshikëza urinare si p.sh. hiperplazia beninje e prostatës, kanceri i prostatës, skleroza e qafës së vezikës urinare, etj. Një grup tjetër sëmundjesh ku rekomandohet kryerja e urofloumetrisë janë edhe rastet e sëmundjeve që çrregullojnë aktivitetin normal të muskulit të fshikëzës urinare ku përfshihen vezika neurogene, dëmtimet e shtyllës kurrizore, të cilat shoqërohen me çrregullime të aktit të urinimit etj. Së fundmi, kryerja e këtij ekzaminimi rekomandohet të bëhet përpara edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale për hiperplazinë beninje të prostatës dhe strictures së ureterës për të vlerësuar gjendjen përpara interventit dhe rezultatet e tij. Interpretimi i rezultateve të ekzaminimit bëhet gjithmonë vetëm nga mjeku urolog, i specializuar në këtë drejtim.

Leave a Reply