LABORATORI KLINIK-BIOKIMIK

No Comments on LABORATORI KLINIK-BIOKIMIK

Në këtë laborator me personel të kualifikuar përdoret teknologjia bashkëkohore e kimisë klinike për realizimin e një game shumë të gjerë të analizave kliniko-biokimike. Kjo teknologji është bazuar në përdorimin e aparaturave automatike dhe gjysmë automatike të kontrolluara me programin bashkëkohor të kontrollit.

– Aparati Autoanalizator  bën analizën e gjakut komplet me 19 parametra, si dhe formulën leukocitare me 5 popullata. Aparati automatikisht zbulon pathologjinë e elementëve të figuruar të gjakut, duke dhënë mesazhet e duhura për studimin e mëtejshëm të tij me metoda mikroskopike.

– Aparati clinitek. Ky aparat është një analizator automatik i kimisë së urinës, bazuar në teknologjinë e kimisë së thatë dhe në spektrometrinë e reflektimit të kompjuterizuar, aparati mat në mënyrë automatike 10 parametrat kryesore të urinës.

– Autoanalizatori biokimik    mundëson kryerjen sa më të saktë të analizave biokimike në gjak dhe në lëngje të tjerë biologjikë. Mundësitë analitike të këtij aparati janë shumë të gjera dhe përfshijnë: substratet, enzimat, elektrolitet, proteinat specifike, medikamentet etj.

Analizatori i gazeve të gjakut bën të mundur përcaktimin e ekulibrit acido-bazik të gjakut dhe oksimetrisë në gjak arterial, kapilar, dhe venoz. Kompleksi elektroferik  lejon të bëhen me një saktësi shumë të lartë elektroferezat e proteinave, që janë analiza me vlera të larta diagnostikuese.

Koagulometri gjysmë automatik është një nga aparatet që lejon kryerjen e analizave si, Koha e protombinës, Koha e trombozës, Fibrinogjeni, etj.

Kompleksi elektroferik SEBIA, lejon të bëhen me një saktësi shumë të lartë elektroferezat e hemoglobinës dhe proteinave, që janë analiza me vlera të larta diagnostikuese.

DCA 2000+ Bayer. Ku bëhet hemoglobina e glukozuar ose HbA1C.

Aparati Hormonal, bazohet në principin e kimioelimunoshencës, e cila përfaqëson një nga metodat analitike me ndjeshmëri të lartë. Aparati është krejtësisht automatik dhe në varësi të kitit që merret, mund të kryejë këto analiza: hormonet, markuset tumorale, antigente virale, linjën Torch, metabolit dhe vitaminat. Për sa i përket substratit dhe H2O dl është i njëjtë për të gjitha llojet e analizave. Elektrolitmetri, mat elektrolitet kryesore Na, K dhe Lithiumin si elektrolit terapeutik

lab biokimik Laboratori klinik 3

Leave a Reply