KABINETI I MORFOLOGJISË ( ANATOMO-CITO-PATOLOGJIA)

No Comments on KABINETI I MORFOLOGJISË ( ANATOMO-CITO-PATOLOGJIA)

alt alt

Ky kabinet duke qenë i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme dhe mjekët me përvojë realizon:

– Pap testin: Një ekzaminim profilaktik dhe diagnostik për sëmundjet apo infeksionet e sferës genitale femërore, i cili duhet të jetë një kërkesë vetiake për çdo grua, si rregull mbi 25 vjeç të paktën 1 herë në vit. Ky ekzaminim identifikon praninë e infeksioneve në rrugët genitale, gjendjen e nivelit hormonal si shkak i sterilitetit femëror, barrat e vonshme, ndryshimet që vihen re në qelizat e këtyre organeve dhe që përbëjnë të ashtuquajturat “gjendje para kanceroze” të qafës së mitrës, ndryshimet dhe diagnozën e hershme të kancerit (në fazën ende të mundshme për t’u kuruar dhe shëruar) dhe diagnozën e kancerit të qafës së mitrës.

 

– Citopunksione në masat tumorale (si një nga metodat më të shpejta, të sigurta dhe të lira në diagnozën e tumoreve). Ekzaminime këto të kryera drejtpërsëdrejti ose në drejtimin Ekografik (citopunksionet e drejtuara).

Në sektorin e Anatomisë Pathologjike realizojmë ekzaminimin bioptik apo të pjesëve operatore të marë në të gjithë organet, me përjashtim të sistemit nervor.

Realizojmë gjithashtu konsulta për ekzaminime të materialeve apo lamave të përgatitura.

Leave a Reply