Holter 24 ore

No Comments on Holter 24 ore

Holteri i zemrës është një monitorim i ritmit të zemrës për 24 orë. Diagnoza bashkëkohore përfshin një kontroll 24-orësh, me anë të aparatit “holter”. Ky aparat mbahet me vete, është i lehtë dhe mjaft i sigurt. Çdo 20 minuta matet shtypja e gjakut, si dhe parametrat e tjerë të rëndësishëm (pulsi, rrahjet e zemrës). Këto të dhëna regjistrohen në memorien e aparatit ndërsa pas largimit të aparatit shfaqen në ekran. Sipas këtyre të dhënave, mjeku vëzhgon mesataren e shtypjes së gjakut, shpejtësinë e të rrahurave të zemrës, vlerat minimale e mesatare të shtypjes së gjakut, si dhe kohën kur mund të vijë deri te ngritja e befasishme e shtypjes së gjakut. Në bazë të kontrollit dhe rezultateve të holterit dhe të analizave të tjera të kryera, mjeku mund të konstatojë shkaqet dhe pasojat e mundshme, në bazë të të cilave do të përshkruhet edhe terapia përkatëse.

Leave a Reply