Kardiologji

No Comments on Kardiologji

alt

Përveç vizitave nga mjekët me përvojë, pacientëve u ofrohen edhe shërbime të tjera si: Ekografi, Elektrokardiografi, Eko Ezofageale, Holter ritmi dhe tensioni 24 orësh për monitorimin e ritmit apo tensionit per 24 orë. Prova ushtrimore ose tapeti lëvizës favorizon mosha të ndryshme ta kryejnë atë, pacienti ecën mbi një piste lëvizëse për disa minuta, ndërkohë që shpejtësia e pistës rritet gradualisht. Gjatë kohës së ekzaminimit monitorohet elektrokardiograma nëpërmjet një monitori me te cilin eshte lidhur pacienti, si dhe monitoron vlerat e presionit arterial.Imazhet nxjerrin në dukje atë pjesë të zemrës e cila nuk mund të marrë sasi të mjaftueshme gjaku dhe oksigjeni si pasojë e një blloku të arterieve. Prova Ushtrimore përdoret kryesisht për të vleresuar prognozën dhe për të përcaktuar aftësinë funksionale të zemrës, shtrirjen e sëmundjes së arterieve koronare gjithashtu dhe efektshmerinë e trajtimit të sëmundjes.

Leave a Reply