Elastografia

No Comments on Elastografia

 

Elastografi3Elastografia është një metodë me ultratinguj për matjen e elasticitetit dhe ngurtësisë së indeve. Zbatohet pothuajse për të gjitha organet në trupin e njeriut. Përveç informacionit morfologjik, kinetik dhe hemodinamik të propozuar tashmë nga ekografia, ajo shton edhe informacion të ri për elasticitetin e indeve. Rezultateve të të dhënave që përftohen nga ekografia, nëse u shtohen dhe ato të Elastografisë priren drejt diagnozës histologjike jo-invazive. Avantazh tjetër i rëndësishëm Elastografisë është se aplikohet me besueshmëri në organet e thella. Një organ kryesor dhe i studiuar ku gjen zbatim Elastografia është hepari (mëlçia). Përveç, dallimit të indeve beninje nga ato malinje dhe diagnozën diferenciale të tumoreve beninje nga ato malinje në hepar, Sr Wave Elastografia ka aftësinë për të matur me besueshmëri steatozën dhe fibrozën në parenkinën hepatike. Steatoza dhe fibroza janë akumulimi i yndyrës dhe  indeve lidhës, si rezultat  i sëmundjes kronike të heparit (mëlçisë). Sëmundjet kronike të heparit shkaktohen nga konsumi i alkoolit, obeziteti apo shumë shpesh në Shqipëri nga hepatiti kronik viral. Rezultati i sëmundjes kronike të heparit është fibroza, veçanërisht, në qoftë se lihet pa terapi dhe trajtim. Rezultati i fibrozës është cirroza. Në praninë e cirrozës shpesh zhvillohet  kancer hepatocelular.

Elastografia SW ka një rol kryesor në diagnozën dhe trajtimin e hershëm. Ajo, gjithashtu, ka avantazhin e madh të të qenurit jo-invazive, (ndryshe nga biopsia e heparit me age), e ndjekjes dhe kontrollit të fibrozës dhe të përshtatjes së trajtimit në përputhje me rrethanat. Organe të tjera në të cilat sot aplikohet SW Elastografia janë: Gjiri, pankreasi, prostata, renet (veshkat), uterusi, ovaret, tiroidet, sistemi muskuloskeletal, venat, zemra. Elastografia ka një rëndësi të veçantë në punksionet e drejtuara nën eko. Ajo, pasi arrin të përcaktojë ngurtësinë, bën të mundur drejtimin e ages për biopsi, kur kjo është e nevojshme në zonat e parenkinës, ku ka një mundësi më të madhe për t’u fshehur ind jo-normal neoplastik. Me këtë mënyrë arrihet një marrje e besueshme nga indi patologjik, duke minimizuar procedurat traumatike dhe kufizuar numrin e biopsive, veçanërisht në tiroide dhe në prostatë. Në klinikën “Ungjillëzimi¨ të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, është instaluar lloji më bashkëkohor dhe modern i Elastografisë në Shqipëri.

Shear Wave (SWE) Elastografia ka mundësinë të orientohet nga ultratinguj, që fokusohen mbi organin e synuar në një pikë të zgjedhur, pra bëhet një biopsi e drejtuar saktësisht në pjesën e organit, që ka zgjedhur mjeku me anë të sondës.

New Picture  New Picture (2)

Leave a Reply