OKULISTIKË

No Comments on OKULISTIKË

Fondacioni “Klinika Orthodhokse e Ungjillëzimit” e ka shtuar aktivitetin në një godinë të re, e cila shërben si Qendër Diagnostike Okulistike dhe ORL. Qendra është e pajisur me aparatura moderne dhe teknologji të re, garanton një diagnostikim me cilësi të lartë dhe me mjekë të specializuar jashtë vendit.

Në këtë klinikë kryhen të gjitha ekzaminimet okulistike dhe shërbime të O.R.L., duke filluar që nga vizita e thjeshtë e deri tek ekzaminimet e një teknologjie të fundit.

 

Në kabinetin e Okulistikës, mjeku okulist përcakton vizuesin (mprehtësinë e pamjes), çrregullimet e refraksionit (hypermetropia, myopia), biomikroskopinë e syrit, keratrometrinë, fundoskopinë e syrit, sfiaskopinë, tonometrinë e syrit, etj.

Së fundmi është vënë në funksion shërbimi i kirurgjisë okulistike. Në sallën e kirurgjisë kryhen ndërhyrje me teknika bashkëkohore. Këtu mund të trajtohen një numër sëmundjesh si Katarrakta, Glaukoma, Strabizmi, Chalazioni, etj. Aparaturat moderne dhe të cilësisë së lartë së bashku me stafin e kualifikuar e të përkushtuar, janë një garanci e fortë për mbarëvajtjen e trajtimeve kirurgjikale.

SAMSUNG

OCT

OCT (optical coherence tomography) është një teknikë jo – invazive që shërben për imazherinë e retinës, e cila është një ind me shumë shtresa në fundin e syrit. Është instrumenti i parë që lejon mjekët të shohin retinën në prerje tërthor dhe shërben për diagnostikimin që në fazat e hershme të disa sëmundjeve që çojnë në humbjen e përhershme të të parit së membranës retinal, edemës makulare apo vrimës makulare etj. Me këtë aparat bëhet dhe Angiografi me kontrast.

 

Foto okulistike OCT

 

Argon laser YAG LASER.

Me anë të laserit kryhen ndërhyrjet e nevojshme terapeutike të rasteve të shumta të retionopatisë diabetike, të grisjeve retinale, si dhe disa ndërhyrje të tjera ku është e nevojshme heqja e turbullimeve që zhvillohen pas operacioneve të kataraktës.

Foto okulistike LASER

Fusha vizive ose perimetri i automatizuar.

Për përcaktimin e dëmtimeve dhe ndjekjen e të sëmurëve me glaucoma (tensioni i syrit).

Okulistike FUSHE VIZIVE

Pentacam

Shërben për studimin topografik të kornesë së sipërfaqes anteriore dhe asaj posteriore, si dhe kryen studim me prerje të tërthorta të saj. Gjithashtu bën matje të trashësisë së kornesë dhe është metoda më bashkëkohore për përcaktimin e çrregullimeve topografike nga patologji të ndryshme.

Terapia e Katarakit (është çdo turbullim i kristalinës së syrit dhe karakterizohet nga ulje graduale e pamjes kryesisht në moshat e treta) kryhet me mikrokirurgji bashkëkohore që quhet Fakoemulsifikim dhe Implantim i lentes intraokulare.

 Okulistike PENTACAM

Ekografi B dhe A. Për studimin e retinës.

Janë ekzaminime që shërbejnë për ekzaminimin e strukturave më të thella të syrit në ato raste kur nuk mund të shihen qartë, gjithashtu përdoren dhe në përcaktimin e numrit të lentes intraokulare në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale të Kataraktes.

Okulistike Echo

Leave a Reply