O.R.L

No Comments on O.R.L

Në këtë kabinet kryhen vizita nga mjekë Otorinolaringologë me përvojë ku ekzaminohen kryesisht problemet e fytit, laringut, veshit, hundës. Gjithashtu në këtë kabinet kryhet edhe ekzaminimi i audiogramës, që është një aparat, i cili përdoret për të vlerësuar humbjen e dëgjimit.

kabinetin e O.R.L. kryhen: ekzaminimi i Audiogramës, Timpanometria, si dhe DPOAE, që është një metodë e vlefshme klinike për zbulimin dhe ndjekjen e dëmtimit të dëgjimit nga zhurmat në persona që reklamohen ndaj zhurmave të forta.

Videonistagmografia që përdoret për të ekzaminuar pacientët me marrje mendsh apo disfunksion të ekuilibrit. Ky ekzaminim jep të dhëna objektive mbi sistemin vestibular dhe okulomotor. Ekzaminimi nistagmografik konsiston në këto pjesë: Vlerësimi okulomotor, vlerësimi i pranisë së nistagmusit spontan, vlerësimi i pranisë ose jo të nistagmusit me shikim jo të fiksuar, testet e pozicionit (për përcaktimin e origjinës angio-cervikale apo vertigos beninje të pozicionit), si dhe stimulimi kalorik i sistemit vestibular.

Orl VIDEONISTAGMOGRAFI + DPOAE

 

Çrregullimet nistagmografike përcaktojnë diagnozën dhe lokalizimin e sëmundjes.

Paketë klinike e plotë

Moduli DPOAE20 është një paketë klinike e plotë për matjen e otoemisioneve akustike mbi platformën ECLIPSE. Bazohet në stimujt DP, duke pasur një specifikë të lartë në paraqitjen dhe raportimin e DP-testit.

Përdorimi klinik i otoemisioneve akustike diagnostike.

1-OAE janë një metodë e vlefshme klinike për zbulimin dhe ndjekjen e dëmtimit të dëgjimit nga zhurmat në persona të cilët reklamohen ndaj zhurmave të forta.

2- Për kryerjen e diagnozës diferenciale midis një uljeje dëgjimi me origjinë kokleare apo retrokokleare.

3- Për diagnostikimin e hershëm dhe ndjekjen klinike të pacientëve me ulje akute dëgjimi. Te të sëmurët me ulje akute dëgjimi janë propozuar mënyra të ndryshme përcaktimi të prognozës në lidhje me rikthimin e dëgjimit apo jo, si prania e vertigos (marrje mendsh), forma e audiogramës etj., por  megjithatë asnjë nga këto nuk është mënyra objektive audiologjike përcaktuese e prognozës së kësaj sëmundjeje. Ndërsa prania e otoemisioneve akustike në stadet e para të sëmundjes, sidomos kur pragu audiometrik nuk e justifikon praninë e tyre, është një tregues objektiv pozitiv në lidhje me prognozën e rikthimit të dëgjimit. Gjithashtu OAE është metodë objektive (audiometria klasifikohet në metodat subjektive) ndjekjeje e rikthimit të dëgjimit ose jo.

4- Zbulimi i hershëm i dëmtimeve të dëgjimit nga veprimi ototoksik i medikamenteve, përpara se këto dëmtime të bëhen të parikthyeshme apo të dukshme në audiogramë.

5-Kontrolli i hershëm i neonatëve, si dhe kontrolli audiometrik objektiv i fëmijëve. OAE janë një metodë shumë e besueshme në kontrollin audiometrik në popullatën e fëmijëve. Roli kryesor i tyre është të sigurojë vërtetësinë e audiometrisë tonike, si dhe në diagnozën diferenciale të një dëmtimi koklear apo retrokoklear, kontrollin e funksionit koklear te fëmijët, të cilët i nënshtrohen terapisë me medikamente ototoksike.

E rëndësishme është të theksohet se DPOAE gram është metoda më e saktë e përcaktimit të gjendjes audiometrike të moshës deri 1 vjeç.  Rekomandohet të kryhet brenda vitit të parë të jetës sidomos në fëmijë të lindur prematurë.

 

Audiograma

Çfarë është audiograma?

Audiograma e toneve të pastra është një grafik që tregon se sa mirë dikush dëgjon një grup tingujsh.

Si realizohet audiograma?

Duke përdorur një eudiometër, testuesi prodhon tinguj në tone të ndryshme. Personi që testohet instruktohet të ngrejë dorën ose të shtypë një buton sa herë që ai arrin të dëgjojë këtë tingull edhe kur ai është shumë i ulët.

Çfarë na tregon ajo?

Audiograma tregon nivelin më të ulët të tingujve që arrin të dëgjojë një person. Ajo përdoret për të treguar nëse ky person dëgjon në nivele normale apo ka humbje dëgjimi. Gjithashtu ajo na tregon natyrën e uljes së dëgjimit.

Orl Foto orl-okulistike 032

 

Timpanometria

Është një ekzaminim që përdoret për të testuar gjendjen e veshit të mesëm, lëvizshmërinë e membranës timpanike dhe të kockave të vogla të dëgjimit, duke krijuar presione të ndryshme ajri në kanalin e jashtëm të dëgjimit.

Timpanometria është një metodë objektive testimi e veshit të mesëm. Ajo ndihmon në diagnozën e efuzionit të veshit të mesëm, funksionit të tubit të Eustakit, si dhe të otitis media.

Orl AUDIOGRAME + TIMPANOMETRI

Leave a Reply