Një qendër e nivelit bashkëkohor, në zemrën e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, e kompletuar me personel mjekësor të përzgjedhur, Akademikë, Profesorë dhe mjekë të njohur dhe e pajisur me aparate të teknologjisë së fundit, ka si objektiv dhe mund të ndryshojë konceptin tuaj mbi shëndetin.
Në një ambient njerëzor, të ngrohtë dhe miqësor, mund të ndjeheni të sigurt dhe të qetë, sepse kujdesi për shëndetin tuaj ndodhet në duar të afta.
Themelet e kësaj qendre u hodhën në gusht të vitit 1999, me nismën dhe fondet e mbledhura nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi. Dy vjet më vonë ajo u shenjtërua dhe u përurua nga Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, në 7 nëntor të vitit 1999 gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Meriton të përmendet bashkëpunimi i Kryepiskopit Anastas me mjekë të shquar Profesorë, Doktorë Shkencash Mjekësorë dhe specialistë për organizimin, për pajisjen dhe funksionimin e Qendrës.
Kështu Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, në një ndërtesë të re, mbresëlënëse, me gjashtë kate, e pajisur me të gjithë personelin dhe aparaturat e nevojshme bashkëkohore, që nga dita e çeljes e deri më sot, vazhdon të jetë ndër më bashkëkohoret dhe më konkurueset me simotrat e saj në vend dhe në rajon. Kjo qendër është një investim shumë i madh në dobi të shëndetit dhe mjekësisë së vendit tonë.
Në këtë qendër punojnë disa nga mjekët më të njohur të vendit, që ofrojnë eksperiencën e tyre në më shumë se 24 specialitete, ku mund te vizitohen pacientët, pa dallim besimi fetar.
Themelet e kësaj qendre u hodhën në gusht të vitit 1999, me nismën dhe fondet e mbledhura nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.
© 2023 Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi". All rights reserved by Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi".
Powered By Code-Studio@M.D