Prova Ushtrimore

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Prova Ushtrimore

Prova ushtrimore ( elektrokardiograma ushtrimore ) ose e njohur si prova e biçikletës mbetet menyra më natyrale e vlerësimit të funksionit të zemrës në personat që vuajnë nga probleme kardiake në veçanti dhe të individeve të të gjitha moshave në pergjithesi. Një vlerë të veçantë prova ushtrimore ka në vlerësimin e trajtimit të sëmundjeve të zemrës si dhe të operacioneve të saj.

Gjatë provës ushtrimore pacienti ecën mbi një pistë rrotulluese për disa minuta, shpejtësia e pistës rritet gradualisht. Gjatë kohës së ekzaminimit monitorohet elektrokardiograma dhe vlerat e presionit arterial nëpërmjet një monitori që është i lidhur me pacientin.

Prova ushtrimore përbën nje ekzaminim shumë te rëndësishëm dhe në diagnostimin e hershëm të tensionit arterial, si dhe është mënyra më e lehtë për ndjekjen e pacientëve pas trajtimit të sëmundjeve koronare me stente ose bypass.

Në klinikë prova ushtrimore është një ekzaminim që bëhet çdo ditë.

Prova kryhet sipas udhëzimeve të mjekut Tuaj.

Pacienti duhet të hajë mire dy orë para ekzaminimit dhe atë ditë nuk duhet të pijë as kafe dhe as duhan.

Mjekimi duhet ndërprerë në rast se mjeku Juaj jua këshillon.