Laboratori Biokimik-Klinik

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Laboratori Biokimik-Klinik

Në këtë laborator me personel të kualifikuar përdoret teknologjia bashkëkohore e kimisë klinike për realizimin e një game shumë të gjerë të analizave kliniko-biokimike. Kjo teknologji është bazuar në përdorimin e aparaturave automatike dhe gjysmë automatike të kontrolluara me programin bashkëkohor të kontrollit.

– Aparati KX – 21 sysmex. Ky aparat bën analizën e gjakut komplet me 18 parametra, si dhe formulën leukocitare me 3 popullata. Aparati automatikisht zbulon pathologjinë e elementëve të figuruar të gjakut, duke dhënë mesazhet e duhura për studimin e mëtejshëm të tij me metoda mikroskopike.

– Aparati clinitek 500. BAYER. Ky aparat është një analizator automatik i kimisë së urinës, bazuar në teknologjinë e kimisë së thatë dhe në spektrometrinë e reflektimit të kompjuterizuar, aparati mat në mënyrë automatike 10 parametrat kryesore të urinës.

– Autoanalizatori biokimik Lisa 500 Plus (fig 3.5). Mundëson kryerjen sa më të saktë të analizave biokimike në gjak dhe në lëngje të tjerë biologjikë. Mundësitë analitike të këtij aparati janë shumë të gjera dhe përfshijnë: substratet, enzimat, elektrolitet, proteinat specifike, medikamentet etj. Analizatori i gazeve të gjakut ABL 5 bën të mundur përcaktimin e ekulibrit acido-bazik të gjakut dhe oksimetrisë në gjak arterial, kapilar, dhe venoz. Kompleksi elektroferik SEBIA lejon të bëhen me një saktësi shumë të lartë elektroferezat e proteinave, që janë analiza me vlera të larta diagnostikuese. Koagulometri gjysmë automatik “Human” është një nga aparatet që lejon kryerjen e analizave si, Koha e protombinës, Koha e trombozës, Fibrinogjeni, etj.