Laboratori Dentar

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Laboratori Dentar

Ky laborator është i pajisur me aparatura të automatizuara, të kohëve të fundit dhe me një personel të kualifikuar. Krahas diagnostikimit kryhet edhe mjekimi i të gjitha gradave të sëmundjeve të dhëmbëve. Mbushje me llambë dhe kompozit dhe për gradën e tretë e të katërt me një seancë me anestezi. Pastrimi i gurëzave me ap. sadent është një nga lehtësirat e tjera që përdoren.

Gjithashtu kryhen punime në ura porcelani, proteza të skeletuara të kromkobaltit dhe proteza parciale dhe totale të rezinës.