Kardiologji

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Kardiologji

Klinika jonë ofron shërbime kardiologjie për të ndihmuar në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime të zemrës dhe enëve të gjakut për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor.

Përveç vizitave nga mjekët me përvojë, pacientëve u ofrohen edhe shërbime të tjera si: Ekografi, Elektrokardiografi, Eko Ezofageale, Holter ritmi dhe tensioni 24 oresh per monitorimin e ritmit apo tensionit per 24 ore. Prova ushtrimore ose tapeti lëvizës favorizon mosha të ndryshme ta kryejnë atë, pacienti ecen mbi nje piste rrotulluese per disa minuta, nderkohe qe shpejtesia e pistes rritet gradualisht. Gjate kohes se ekzaminimit monitorohet elektrokardiograma nepermjet nje monitori me te cilin eshte lidhur pacienti, si dhe monitoron vlerat e presionit arterial.Imazhet nxjerrin ne dukje ate pjese te zemres e cila nuk mund te marre sasi te mjaftueshme gjaku dhe oksigjeni si pasoje e nje blloku te arterieve. Prova Ushtrimore perdoret kryesisht per te vleresuar prognozen dhe per te percaktuar aftesine funksionale te zemres, shtrirjen e semundjes se arterieve koronare gjithashtu dhe efektshmerine e trajtimit te semundjes.