Ky laborator është i pajisur me aparatura të automatizuara, të kohëve të fundit dhe me një personel të kualifikuar. Pajisje cilësore si: mikroskopi me zmadhim të madh, teste të shpejta dhe cilësore siç është lateksi, aparatura që lejon diagnostikimin bazuar në floreshencën si edhe aparati i Elektroforezës, që janë nga më të fundit, janë instaluar në këtë klinikë.
Në laboratorin mikro-biologjik kryhen ekzaminime baktereologjike kryesisht për diagnozën e infeksioneve të ndryshme si ato të aparatit respirator, urogjenital, gastrointenstinal etj.
Krahas kulturave për përcaktimin dhe identifikimin e mikrobeve, me metoda bashkëkohore kryhet edhe antibiograma. Përcaktimi i ndjeshmërisë ndaj një game të gjerë antibiotikësh që përdoren aktualisht me qëllim që infeksionet të mjekohen me antibiotikë më të përshtatshëm. Në këtë laborator kryhen analiza serologjike të infeksioneve bakterorë dhe ato të infeksioneve virale me metoda bashkëkohore.