Klinikat në qytetet e tjera

Telefoni

088490853

Adresa

Jergucat, Gjirokastër

Jorgucat

Klinika Orthodhokse ”Ungjillëzimi” në Jergucat është gjithashtu vepër e Kryepiskopit Anastas. Klinika e ka filluar veprimtarinë e saj në nëntor të vitit 2003, duke ofruar shërbim mjekësor në të gjithë zonën e Mitropolisë së Gjirokastrës dhe më gjerë. Ndërtesa ndodhet në hyrje të fshatit Jergucat, në një hapësirë rreth 400m2.

Klinika ka filluar veprimtarinë fillimisht me 5 departamente: Mikrobiologji, Patologji, Grafi, Pediatri dhe Okulistikë. Që në fillimet e saj, klinika ka pasur një mbështetje të madhe nga mjekë të profileve të ndryshme të spitalit Universitar të Janinës. Edhe në ditët e sotme kryhen vazhdimisht vizita në bashkëpunim me mjekët e këtij spitali. Kjo është një vepër që ofron një ndihmë shumë të madhe për banorët e zonës.

Personeli i klinikës duhet vlerësuar për aftësinë në ushtrimin e profesionit, si edhe për humanizmin që tregojnë për njerëzit në nevojë.

Lushnje

Me përkujdesjen e Kryepiskopit Anastas, në 6 nëntor 2006, Fondacionit Klinikat Orthodhokse “Ungjillëzimi” iu shtua një tjetër degë në qytetin e Lushnjes. Klinika është ngritur pranë ndërtesës së kishës dhe shërben për banorët e Lushnjës dhe gjithë Myzeqesë.

Klinika u plotësua me mjekë në këto specialitete: Pathologji, Pediatri, Kardiologji, Imazheri, ORL, Obsetrik-Gjinekologji, Endokrinologji dhe me aparatura për laborator klinik-biokimik, EK

Telefoni

088490853

Adresa

Lushnje

Telefoni

088490853

Adresa

Kavajë

Kavajë

Klinika Orthodhokse “Ungjillëzimi” Kavajë e ka filluar aktivitetin e saj më 20 tetor 1997. Specialitetet fillestare te kësaj klinike ishin kardiologjia, patologjia, gastro-hepatologjia, pediatria, stomatologjia, laboratori klinik-biokimik, si dhe farmacia. Fillimisht shumica e vizitave të kryera në të kanë qenë falas dhe shumë barna janë shpërdarë pa pagesë.

Disa kohë më vonë, pjesë e kësaj klinike u bë edhe kabineti i ORL, ku bëhet edhe audiometr…

Korçë

Klinika Orthodhokse “Ungjillëzimi” Korçë, u hap në vitin 1998, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të KryepiskopitAnastas dhe me fondet e siguruara prej tij.

Në vite aktiviteti i klinikës është zgjeruar përsa i përket specialiteteve, numrit të vizitave, gamës së gjerë të analizave, por edhe paisjeve bashkëkohore për ekzaminimin e sëmundjeve në gjendje fillestare…

Telefoni

088490853

Adresa

Korçë