Rreth nesh

Staf i kualifikuar

Klinika jonë

Themelet e kësaj qendre u hodhën në gusht të vitit 1999, me nismën dhe fondet e mbledhura nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi. Dy vjet më vonë ajo u shenjtërua dhe u përurua nga Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, në 7 nëntor të vitit 1999 gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Meriton të përmendet bashkëpunimi i Kryepiskopit Anastas me mjekë të shquar Profesorë, Doktorë Shkencash Mjekësorë dhe specialistë për organizimin, për pajisjen dhe funksionimin e Qendrës.

Kështu Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, në një ndërtesë të re, mbresëlënëse, me gjashtë kate, e pajisur me të gjithë personelin dhe aparaturat e nevojshme bashkëkohore, që nga dita e çeljes e deri më sot, vazhdon të jetë ndër më bashkëkohoret dhe më konkurueset me simotrat e saj në vend dhe në rajon. Kjo qendër është një investim shumë i madh në dobi të shëndetit dhe mjekësisë së vendit tonë.

Në këtë qendër punojnë disa nga mjekët më të njohur të vendit, që ofrojnë eksperiencën e tyre në më shumë se 24 specialitete, ku mund te vizitohen pacientët, pa dallim besimi fetar. Qendra ofron shërbime shëndetësore nga më bashkëkohoret. Përvoja e madhe dhe e dokumentuar, mjekët e mirë, puna e palodhur e mjekëve dhe e personelit të kualifikuar, shërbimi cilësor, kushtet e përkryera dhe aparatet bashkëkohore i kanë dhënë një imazh dhe besueshmëri këtij institucioni. Gjatë periudhës 11-vjeçare të saj janë vizituar mijera paciente.

Qendra Diagnostike është organizëm jo fitim prurës, të ardhurat e saj shkojnë për mirëmbajtjen, funksionimin, rinovimin me pajisje të reja. 

Si e tillë ajo i vjen në ndihmë të sëmurëve nga shtresa shoqërore të ndryshme ku mbizotërojnë ata me të ardhura të kufizuara, madje edhe një kontingjent pensionistësh falas. Qëllimi dhe roli i saj mbështetet mbi parimin e humanizmit për të sëmurët.
Falënderojmë Perëndinë dhe Fortlumturinë e tij Kryepiskopin Anastas, ideatorin dhe mbështetësin e të gjithë kësaj pune.
Në një ambient njerëzor, të ngrohtë dhe miqësor, mund të ndjeheni të sigurt dhe të qetë, sepse kujdesi për shëndetin Tuaj ndodhet në duar të afta.
Besim për personelin e Qëndrës Mjekësore është se, çdo njeri meriton pritjen dhe shërbimin më të mirë.

Qytete
0
Specialitete
+ 0
Profesionistë
0
Vite eksperiencë
+ 0