Alergologji

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Alergologji

Klinika jonë ofron shërbime alergologjie për të ndihmuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive që kanë të bëjnë me sëmundjet alergjike. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor.

Alergologjia është një specialitet që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike. Këto patologji kanë ndërmjetësi imunologjike me shkak hipersensibilitetin ndaj alergenëve ajrorë, ushqimorë, medikamentozë dhe të kontaktit.