Klinika jonë ofron shërbime dermatologjie për të ndihmuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të lëkurës. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime të lëkurës për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh mjekesore që përfshijnë trajtimin e sëmundjeve ngjitëse dhe jo-ngjitese si dhe tumoret e lëkurës.
Dermatologjia është një degë e mjekësisë që merret me sqarimin, mjekimin dhe përkujdesjen e pacientëve me sëmundje ngjitëse dhe jo-ngjitëse si dhe me tumoret e lëkurës. Dermatologjia ka disa nëndegë të ndryshme, duke përfshirë Dermato-onkologjinë që merret me tumoret e lëkurës.
Në kabinetin e dermatologjisë trajtohen sëmundjet e ndryshme të lëkurës. Dermatologu pas vizitës së hollësishme merret me sqarimin, mjekimin dhe përkujdesjen e pacientëve me sëmundje ngjitëse dhe jo ngjitëse të lëkurës. Më kryesoret janë: ekzema, psoriazi, sëmundjet mykotike, erythema nodose, sëmundjet e flokëve, acnet juvenile dhe vulgare, dermatitet e ndryshme alergjike dhe dermatitet atipike, ulçeracionet, djegiet e lëkurës, etj.