Klinika jonë ofron shërbime endokrinologjie për të ndihmuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të sistemit endokrin. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime të gjëndrave endokrine për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor.
Ne kabinetin e Endokrinologjise trajtohen kryhesisht : Sëmundjet e gjëndrës tiroide,Diabetes mellitus (Sëmundja e sheqerit); Sëmundjet e gjëndrës paratiroide; etj.Gjëndra endokrine quhen ato gjëndra, të cilat japin prodhimet e tyre brenda në trup, direkt në gjak dhe të cilat për dallim nga gjëndrat eksokrine nuk kanë një lidhje që drejton nga jashtë.Të gjitha sëmundjet endokrine janë pasojë e çrregullimeve të prodhimit të hormoneve, çrregullimit të mekanizmave me të cilat rregullohet prodhimi dhe lirimi i tyre, ose e ndryshimeve në përgjigjen e indit ku vepron hormoni .