Gastroenterologji

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Gastroenterologji

Klinika jonë ofron shërbime gastroenterologjie për të ndihmuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të traktit (aparatit) tretës. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime të ezofagut, stomakut, zorrëve të holla dhe zorrës së trashë për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor.

Gastroenterologjia është një degë e mjekësisë që studion funksionin normal dhe sëmundjet e ezofagut, stomakut, zorrëve të holla, zorrës së trashë dhe rektumit, pankreasit, fshikëzës së tëmthit, kanaleve biliare dhe mëlçisë