KABINETI I KIRURGJISË
Që nga viti 2001 ka filluar punën kirurgjia ambulatore. Një sallë operacioni, e pajisur me aparate të teknologjisë së fundit, me një sterilizim maksimal si në vegla ashtu edhe në ambientin rrethues, me shtratin e operacionit, llambën ndriçuese, instrumentet, sterilizatorin, elektrobisturinë etj.
Programi i kirurgjisë ambulatore që kryhet në qendrën tonë ishte i pari që eshte realizuar në Shqipëri.
Së fundmi është vënë në funksion shërbimi i kirurgjisë okulistike. Në sallën e kirurgjisë kryhen ndërhyrje me teknika bashkëkohore. Këtu mund të trajtohen një numër sëmundjesh si Katarrakta, Glaukoma, Strabizmi, Chalazioni, etj. Aparaturat moderne dhe të cilësisë së lartë së bashku me stafin e kualifikuar e të përkushtuar, janë një garanci e fortë për mbarëvajtjen e trajtimeve kirurgjikale.
Ofrohet trajtimi i venave varikoze (variçeve), me anë të Lazerit. Kjo teknikë përbën metodën më moderne dhe efikase për këto patologji. Krahasuar me metodat klasike të ndërhyrjeve, përdorimi i Lazerit ka përparësi të konfirmuara nga studime të shumta klinike. Ndërhyrja nuk shoqërohet me dhimbje, nuk bëhen incionet (prerjet) tradicionale të lëkurës dhe pacienti mund të rikthehet menjëherë në punë. Klinika jonë është e pajisur me aparatin më bashkëkohor të Lazerit dhe kombinimi i ekzaminimit të detajuar profesional para operacionit me teknikën e trajtimit me Lazer u garanton pacientëve trajtim të standardeve ndërkombëtare.