Pediatri

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Pediatri

Klinika jonë ofron shërbime pediatrie për të ndihmuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive që kanë të bëjnë me shëndetin dhe kujdesin mjekësor të fëmijëve. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor.

KABINETI I PEDIATRISË

Fëmijëve u kushtohet një vëmendje e veçantë, që nga i porsalinduri e deri në moshën e adoleshencës, përfshi edhe çështjen e mirërritjes së tyre.

Brenda këtij kabineti trajtohen edhe probleme të specialiteteve të pediatrisë si: pneumatologjisë, gastro-enterologjisë, kardiologjisë së fëmijëve, psikopediatrisë etj.

Saktësia diagnostike shtohet këtu edhe nga prania e specialistëve të njohur Profesore- Doktore. Të gjithë fëmijët kartelizohen, duke siguruar një ndjekje periodike në vitet që pasojnë.