Rheumatologji

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Rheumatologji

Klinika jonë ofron shërbime rheumatologjie për të ndihmuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive që kanë të bëjnë me inflamacionin në kocka, muskuj, nyje dhe organe të brendshme. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor

Rheumatologjia është disiplinë e re e Mjekësisë Interne, e cila studion sëmundjet reumatizmale përfshirë këtu artritet, fibrozitet, bursitet, ethet reumatike, sëmundjet sistemike të indit lidhor, disa gjendje klinike të quajtura parareumatike që shkaktohen nga sëmundje si ajo e sheqerit, sëmundjet malinje, sëmundjet e gjakut, sëmundjet e sistemit tretës si dhe çdo situatë klinike që shoqërohet me dhembje dhe ngurtësim. Sistemet dhe organet që atakohen më së shpeshti nga sëmundjet reumatike janë nyjet, muskujt, fasciet, kockat, tetivat, nervat, enët e gjakut, por edhe organet vitale të sëmundjet sistemike të indit lidhor si truri, zemra, veshkat, mushkëritë, etj.

Si përfundim mund të themi se internisti – reumatolog merret me studimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve reumatizmale disa prej te cilave, i përmendëm më lartë.