Radiologji

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Radiologji

Në kabinetin e Imazherisë, ku janë instaluar dy aparate moderne të radiologjisë dixhitale realizohet e gjithë gama e ekzaminimeve që përmbledh kjo fushë. Këto ekzaminime përfshijnë ato të sistemit kockor, aspirator, kardiovaskular, të aparatit tretës, urinar etj.

Është një nga kabinetet më të kompletuar që funksionojnë në vendin tonë. E veçanta e këtyre aparateve është doza minimale e rrezatimit dhe cilësia e lartë e imazhit që përftohet.

Me anë të këtyre aparateve dhe mjekët tanë me përvojë, mund të bëhet ekzaminimi i hershëm dhe si rezultat, trajtimi më i hershëm i një sërë patologjish. Këtu kryhet një numër i madh grafish digitale, duke nisur nga ato më të thjeshtat, si ajo e sinuseve, Rg. e pulmonit (mushkërive), Rg e shtyllës kurrizore, Rg e këmbëve, duarve, etj. e deri tek Skopi e stomakut, Rg e aparatit tretës direkt, Rg për ekzaminimin e zorrës së trashë, Rg për ekzaminimin e zorrës së hollë, Rg e duodenografisë hipotanike, Rg për ekzaminimin e ezofagut për trup të huaj etj.,ekzaminimet për tomografi konvencionale, Cistografi,  Pielografi i.v.,etj.

Në këtë kabinet ekziston edhe aparati i mamografisë digitale, i cili zbulon sëmundjet e gjirit dhe nëpërmjet saj bëhet profilaksia e sëmundjeve të gjirit.

Skaneri ose Tomografia e kompjuterizuar është prodhim i General Elektrik i tipit spiral, multidedektor me 32 prerje në një rrotullim, me këtë aparat mund të kryhet skaneri i koronareve për 15 sekonda. Pacientet qe nuk mund te kryejne dot ekzaminimin e koronarografise mund te perfitojne duke kryer angiografine joinvazive me Skaner. Gjithashtu perveç skanerit te koronareve mund te kryhen : Skaner i aortes; arterieve karotide; arterieve periferike; veshit te brendshem; abdomenit; pulmonit; kolones vertebrale; aparatit urinar; kokes dhe sinuseve paranazale.