Rezonance Magnetike

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Rezonance Magnetike

Rezonanca magnetike (RM) është një metodë diagnostikimi në gjendje të japë pamje të detajuara anatomike tredimensionale, pa e ekspozuar personin në rrezatime të rrezikshme. Përdoret shpesh për të identifikuar sëmundje, përveçse për të monitoruar një trajtim që është duke bërë. Bazohet në një teknologji të sofistikuar. Një pajisje RM përdor fusha magnetike dhe radiofrekuencat për të prodhuar pamje të trupit. Për marrjen e këtyre pamjeve, pacienti vendoset në një shtresë të ngushtë cilindrike brenda pajisjes RM. Për marrjen e pamjeve, shtresa cilindrike lëviz dhe prodhon pamjet e nevojshme.

Një pajisje RM mund të përdoret për diagnozën e ndryshimeve dhe sëmundjeve të sistemit nervor qendror dhe palcës kurrizore. Këtu përfshihen ndryshimet e lindura dhe ato të shfaqura me kalimin e kohës, metastazat në tru dhe në palcën kurrizore, si dhe goditjet dhe hemoragjitë në tru.