DEXA

No Comments on DEXA

DEXA është aparati më bashkëkohor për matjen e densitetit kockor për osteoporozën për të përcaktuar nivelin e kalciumit në kockë.
Gjatë osteoporozës, brendia e kockës dobësohet si pasojë e humbjes së kalçiumit. Kjo quhet humbje e masës kockore. Dobësimi i masës kockore shton mundësitë për thyerjen e saj. Osteoporoza, është më e zakonshme te gratë sesa te burrat. Kjo ndodh për faktin se masa kockore te gratë është më e ulët krahasuar me burrat; ato priren të jetojnë më gjatë dhe marrin sasi kalçiumi më të vogël; për këtë arsye kanë nevojë edhe për hormonin femëror estrogen që të ndihmojë forcimin e kockave. Edhe meshkujt janë të kërcënuar nga osteoporoza, por kjo ndodh në mosha të mëdha. Rënia e masës totale kockore në një person me moshë të re 20-30 vjeç, shoqërohet me rënie të vazhdueshme edhe më vonë. Te femrat ritmi i rënies kockore rritet pas menopauzës, kur niveli i estrogenit bie. Gjithashtu humbja kockore rritet edhe pas heqjes kirurgjikale të ovareve, pasi ato janë përgjegjëse për prodhimin e estrogenëve , per këtë arsye duhet kryer ekzaminimi i Densometrisë ( DEXA ) për mjekimin në kohë të osteoporozës. DEXA nuk e dëmton të sëmurin. Pasi pacientja shtrihet burimi i dritës përshkruan trupin e saj dhe të dhënat grumbullohen në një kompjuter. Kjo mund të zgjasi vetëm pak minuta.

alt        SAMSUNG

Leave a Reply