Neurologji

Qendra Diagnostike "Ungjillëzimi"

Neurologji

Klinika jonë ofron shërbime neurologjie për të ndihmuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive që kanë të bëjnë me çrregullimet e sistemit nervor. Ne kemi një staf të trajnuar për të kryer ekzaminime për të siguruar që pacientët tanë marrin kujdesin më të mirë mjekësor.

KABINETI I NEUROLOGJISË

Ky kabinet drejtohet nga mjekë me përvojë, është i pajisur me aparatura nga më modernet të cilat ofrojnë mundësinë e kryerjes së ekzaminimit të EEG dhe EMG. Të sëmurët u nënshtrohen këtyre aparaturave pasi kanë bërë vizitat nga mjeku specialist neurolog, i cili trajton problemet e çrregullimit të sistemit nervor qendror dhe periferik, si dhe semundjet muskulare perveç traumave muskulare.

Në aparatin e EEG punohet në 32 kanale duke na dhënë një hartë të trurit, e cila mund të shumëfishohet dhe të tregojë më qartë vendin pathologjik, d. m. th. tregon me saktësi anën funksionale të dëmtimit të trurit.

Kurse në aparatin e EMG dhe ENG kryhen ekzaminime të rëndësishme si: matja e përçueshmërisë së sistemit nervor periferik, ajo motore apo sensitive si dhe përcaktohen diagnoza të rëndësishme që kanë të bëjnë me pathologjinë e sistemit nervor periferik.