Prof. Asc Ergita Nelaj
Diabeti Melitus eshte tashme nje epidemi mbareboterore. Ne 2022 numeroheshin 537 milionë adulte nga 20-79 vjeç qe jetojnë me diabet, pra 1 në 10. Ky numër parashikohet të rritet në 643 milionë deri në vitin 2030 dhe 783 milionë deri në vitin 2045. Mbi 3 në 4 të rritur me diabet jetojnë ne vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Diabeti është përgjegjës për 6.7 milionë vdekje në vitin 2022 – 1 çdo 5 sekonda. Diabeti shkaktoi të paktën 966 miliardë dollarë shpenzime shëndetësore ne rang global – një rritje prej 316% gjatë 15 viteve të fundit. 541 milionë të rritur kanë tolerancë të dëmtuar të glukozës (IGT), e cila i vendos ata në rrezik të lartë për diabet tip 2. Diabeti klasifikohet ne DM tip 1 dhe DM tip 2, te cilat zene perqindjen me te madhe, nderkohe ka dhe disa forma te tjera si ai i shtatzanise, medikamentozi, etj. Ne DM tip 1 qe e gjejme ne mosha te reja, baza fispatologjike eshte autoimuniteti, qe shkaterron qelizat Beta te ishujve te Langerhansit, qe prodhojne insulinen ne pankreas. Si i tille ky tip diabeti ka indikacion absolut per tu mjekuar me insulin. Ai qe predominon ne prevalence eshte DM tip 2 ose i te rriturve, ku baza fispatologjike eshte insulinorezistenca dhe bashkeshoqerohet me obezitetin. Komplikacionet e diabetit jane mikro dhe makrovaskulare, duke kontribuar dhe duke potencuar shumefish riskun kardiovaskular krahasuar me popullaten pa diabet. Nder keto komplikacione permendim: nefropatine diabetike qe shpie ne stade terminale te semundjes se veshkes e shpesh ne dialize; retinopatine diabetike qe shpie ne verberi te plote; semundjen e arterieve koronare qe bashke me infarktin e heshtur shpie ne demtime madhore te zemres; neuropatia diabetike qe bashke me arteropatine obliterante shpie ne plage diabetike deri ne gangrene e amputime te kembeve, etj. Prandaj eshte shume i rendesishem kontrolli sa me i mire i diabetit, vetemonitorimi i tij dhe bashkepunimi me mjekun specialist. Duhen te behen kontrolle te perditshme te diabetit ne shtepi dhe te pakten nje here ne 6 muaj kontroll te specialisti endokrionolog per te bere nje bilanc jo vetem te diabetit, por dhe te komplikacioneve te tij. Pra eshte shume e rendesishme te parandalojme.