Turbekulozi

Turbekulozi

TUBERKULOZI -TB

Tuberkulozi është një sëmundje mykobakteriale me një rëndësi shumë të madhe sa historike, sa dhe të sëmundshmërisë dhe trajtimit të vështirë dhe të zgjatur të saj.

Në total 1.3 milion njerëz vdiqën nga TB në botë,duke bërë që TB të jetë sëmundja e dytë infektive në botë vdekjeprurese mbas COVID-19

Tuberkulozi është një sëmundje infektive që prek kryesisht pulmonet, por mund të shfaqet edhe në organe të tjera ,si në format e tuberkulozit limfatik ,pleural, urogjenital ,tuberkulozi i kockave, i sistemit nervor qendror.

Tuberkulozi duhet nënvizuar që është një sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme !

Tuberkulozi shkaktohet nga një bakter i quajtur mycobacter tuberculosis.

Mënyra e përhapjes është nëpërmjet ajrit, nga një person te një tjetër. Kur një person i semurë flet,kollitet,teshtin, këndon mycobakteri perhapet në ajër dhe mund t`ju  ngjitet  personave që jetojnë ose gjenden në atë hapesirë.

Jo cdo njeri që bie në kontakt me tuberkulozin sëmuret,kështu që kemi 2 forma kryesore:

 -infeksioni latent TB (ku personi është mbartës,po nuk shfaq sëmundje, por mund të aktivizojë sëmundje në kushte specifike ,rënie të imunitetit))

 – infeksioni TB (ku pacienti shfaq sëmundje me shenja si ,kollë, djersë,debulesë,rënie në peshë,hemoptizi, lodhje)

Shenjat kryesore klinike:

-kollë ,që zgjat më shumë se 3 javë

– dhimbje gjoksi

– kollë me sekrecione,shpesh të përziera me gjak(hemoptizi)

– debulese e theksuar

– humbje e oreksit

– temperaturë dhe ethe

-djersitje kryesisht natën

Diagnoza e tuberkulozit është :

– testi i sputumit direkt për tb

– kultura e sputumit për tb(ne rastet e dyshimta)

– Testi MANTOUX-tuberkulin skin test “

-test gjaku për tb-që quhen quantiferon,që vlereson aktivitetin e sëmundjes dhe plotëson testet e tjera si testi mantoux dhe

-RTG e pulmonit

– në rastet ekstra pulmonare mund të nevojitet biopsi e indit ku eshte zhvilluar semundja e tuberkulozit

Trajtimi i tuberkulozit është i mundshëm,zgjat nga 6 deri në 12 dhe përfshin kombinime me 4 ose me shumë medikamente në varësi të ndjeshmerisë së tuberkulozit ndaj agjentëve të mundshem.

Tuberkulozi është një sëmundje që gjendet në mbarë globin!

Duhet pasur në fokus në subjekte të ndryshme!

Duhet të kontrollohemi në rast se kemi shenja klinike ose kemi pasur kontakt me persona me TB!

Mqns është sëmundje e kurueshme,duhet diagnostikuar sa më herët që dhe rezultatet e mjekimit të jenë shumë të mira!

TUBERKULOZI ËSHTË SËMUNDJE SERIOZE,POR E TRAJTUESHME! NËSE KENI SHENJA KLINIKE OSE KENI KONTAKTE ME PERSONA TË SËMURË DUHET TË KONTROLLOHENI SA MË PARË!

Dr. Elona Hila

Pneumologe